Droni ukrainas hedh bombën direkt në kapakun e tankut rus (Video)

Forcat ukrainase kanë shkatërruar një tank rus duke hedhur një granatë dore nga një dron direkt në kapakun e tij.

Në një video të pa verifikuar të postuar në Twitter, droni fluturon mbi tankun T62-M, një nga armët e preferuara të ushtrisë ruse në fushën e betejës, dhe më pas lëshon bombën e tij të vogël.

Granata, e cila është e mbështjellë në një kuti plastike në formën e një rakete, quhet “bombë karrem peshku”. Ajo bie direkt përmes kapakut të tankut, në të cilin është shkruar shkronja Z – shenja ushtarake e Rusisë pro luftës.

CATEGORIES
Share This

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus ( )