Duke dënuar Rusinë, Sllovakia “njeh” Kosovën

Teksa ka dënuar aneksimin rus të territoreve të Ukrainës, Republika e Sllovakisë me një hartë të publikuar në uebfaqen zyrtare “e ka njohur” Kosovën si shtet, duke ia njohur kufijtë e saj.

Në hartën e publikuar në uebfaqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kosova paraqitet në kufijtë e saj të plotë.

Sllovakia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende s’e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Dënojmë fuqishëm aneksimin e territoreve të Ukrainës nga Rusia. Një tjetër akt i agresionit rus kundër Ukrainës sovrane dhe të pavarur. Sllovakia nuk do t’i njohë këta hapa të paligjshëm. Do të vazhdojmë me përkrahje për fqinjin tonë”, ka shkruar në Twitter ministri i Jashtëm sllovak, Rastislav Kaçer.

” alt=”” aria-hidden=”true” />Image
” alt=”” aria-hidden=”true” />Image

CATEGORIES
Share This