Shefi i NATO-s thotë se veprimet e fundit të Rusisë janë ‘përshkallëzimi më serioz’ deri tani

Lëvizjet e fundit nga Rusia përbëjnë përshkallëzimin më serioz të konfliktit që nga fillimi i luftës, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai dënoi aneksimin e paligjshëm të territorit ukrainas, duke e quajtur atë “të paligjshëm”, transmeton Telegrafi.

“Putini ka mobilizuar qindra mijëra trupa të tjera, është angazhuar në kërcënime të papërgjegjshme bërthamore dhe tani ka aneksuar ilegalisht më shumë territor ukrainas. Së bashku, kjo përfaqëson përshkallëzimin më serioz që nga fillimi i luftës”, tha Stoltenberg në një konferencë shtypi.

Ai paralajmëroi gjithashtu se lufta është në një “moment kyç” dhe se vendimi për të aneksuar më shumë territor shënon “përshkallëzimin më serioz që nga fillimi i luftës”.

I pyetur nëse trupat ukrainase duhet të shmangin sulmin ndaj rajoneve të aneksuara, ai tha: “Ata mund të mbrohen, gjithashtu mund të vazhdojnë të çlirojnë territorin”.

Ai argumentoi se kthimi prapa do të ishte “pranimi i shantazhit bërthamor”.

Zyrtarët rusë kanë thënë se territori tani do të mbrohet nga e gjithë fuqia ushtarake e Moskës – e cila mund të përfshijë arsenalin e saj bërthamor.

Për aplikimin zyrtar të Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO, Stoltenberg nuk dha diçka detaje.

Ai tha se udhëheqësit e NATO-s “mbështesin të drejtën e Ukrainës për të zgjedhur rrugën e saj, për të vendosur se çfarë lloj marrëveshjesh sigurie dëshiron të jetë pjesë”, por që të 30 anëtarët aktualë do të duhet të bien dakord. /Telegrafi

CATEGORIES
Share This