Forcat ukrainase thonë se kanë çliruar fshatin Drobysheve në Donetsk, publikojnë video me flamurin e tyre
Forcat ukrainase pretenduan të premten kontrollin mbi fshatin Drobysheve në rajonin lindor të Donetskut, vendbanimi që është fqinj me Lymanin të pushtuar nga Rusia.
“E ardhmja e botës nuk vendoset më në Kremlin”, tha Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës në Twitter.
Drobysheve është vetëm rreth 5 kilometra (3 milje) në veri të Lyman. Në një video, forcat ukrainase shihen duke festuar, duke mbajtur një flamur ukrainas në qendër të qytetit, transmeton Telegrafi.
“Sot, më 30 shtator, AFU-ja, përkatësisht Brigada e Pavarur e 81-të Ajrore, e çliroi Drobyshevën. Lavdi Ukrainës! Lavdi Heronjve!”, tha ministria e mbrojtjes.
Lyman tani është pothuajse tërësisht i rrethuar nga forcat ukrainase. Denis Pushilin, kreu i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut – e cila sot në Moskë pretendoi se ishte bashkuar me Federatën Ruse – tha të premten se situata në Lyman “mbetet e rëndë”. /Telegrafi
Without unnecessary ceremonies.
81st Airborne Brigade liberated the village of Drobysheve, Donetsk region. The future of the world is no longer decided in the kremlin. pic.twitter.com/Twg8G3O01D— Defense of Ukraine (@DefenceU) September 30, 2022