Ekskluzive: Këta janë babë e bir të dyshuar për tentim vrasjen e 29-vjeçarit në Prizren, ndodhen në arrati

Ekskluzive: Këta janë babë e bir të dyshuar për tentim vrasjen e 29-vjeçarit në Prizren, ndodhen në arrati

Të premten në mbrëmje ka ndodhur një rast i tentim vrasjes në rrugën ‘Tranziti i ri’ në Prizren, ku një personal është sulmuar me thika. Dy të dyshuarit që tashmë janë identifikuar ndodhen akoma në arrati, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se të dyshuarit janë babë e bir, Hamdi Zulfaj (54) dhe Rilind Zulfaj (24).

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se të dyshuarit janë pronarë të një biznesi në rrugën ku ndodhi tentim vrasja.

Sipas informacioneve të para, incidenti ka ndodhur pas një konflikti verbal mes dy palëve, që eskaloi në përdorimin e mjeteve të mprehta.

Viktima siç mëson Sinjali është një 29-vjeçar, i cili ka pësuar plagë ëzhtë dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor.

Motivi i rastit sipas të njëjtave burime dyshohet se lidhet me rregullimin e një automjeti.

Lidhur me rastin, është vënë në dijeni dhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren, me ç’rast u bë e ditur se të dyshuarit gjenden në arrati.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

CATEGORIES
Share This