Ftesa e Erdoganit në Samitin e Komunitetit Politik Evropian kundërshtohet ashpër nga diplomatët grek dhe serb

Takimi i parë i Komunitetit Politik Evropian, i përshkruar si “klubi i ri europian” do të mbahet më 6 tetor përpara Samitit të BE-së në Pragë.

Fakti që presidenti Erdogan do të jetë i ftuar në takim në nivel liderësh ka çuar në diskutime brenda BE-së.

Në këtë takim do të marrin pjesë 27 vende të BE-së, si dhe Turqia me Ukrainën, vendet e Ballkanit Perëndimor si Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina.

Temat kryesore që do të diskutohen në takim do të jenë sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, kriza energjetike dhe situata ekonomike.

‘DIPLOMATËT GREK DHE SERB E KUNDËRSHTUAN PJESËMARRJEN E ERDOGANIT’

National, organi i transmetimit në gjuhën angleze i Emirateve të Bashkuara Arabe, shkroi se vendimi për të ftuar Presidentin Recep Tayyip Erdoğan në takimin e Komunitetit Politik Evropian, i cili përkufizohet si “klubi i ri evropian”, shkaktoi diskutime brenda BE-së. U tha se propozimi për të ftuar Erdoganin, i cili doli në ballë me përpjekjet e tij për të ndërmjetësuar mes Rusisë dhe Ukrainës, shkaktoi kundërshtime të diplomatëve grek dhe serb ku ngritën pikëpyetje për angazhimin e Turqisë ndaj vlerave demokratike të Evropës.

Nga ana tjetër, u vu re se lideri francez Macron, i cili donte që formacioni i ri evropian të ishte gjithëpërfshirës, ​​mbështeti ftesën e Erdoganit.

Macron deklaroi se anëtarësimi i Ukrainës në BE do të zgjaste me vite dhe sugjeroi që vendet që ndajnë të njëjtat vlera si BE-ja, dhe si Ukraina, mund të bashkohen nën çatinë e Komunitetit Politik Evropian në vend që të bëhen anëtare. Nga ana tjetër, zyrtari i Greqisë theksoi se kjo nuk është një zëvendësim për zgjerimin e BE-së apo politikat e BE-së./KosovaPost

CATEGORIES
Share This