Gazetari i BBC ndërpret transmetimin e mëngjesit nga Kievi pasi në sfond dëgjohen sulmet mbi kryeqytetin ukrainas

Gazetari i rrjetit televiziv BBC është detyruar të ndërpres transmetimin e drejtpërdrejtë pasi në sfond është dëgjuar një zhurmë që supozohet të jetë e predhave që po godisnin kryeqytetin ukrainas.

Pamjet vijnë në kohën kur mediat botërore raportojnë për shpërthime të mëdha në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, përcjell Telegrafi.

Kjo ishte bërë e ditur edhe nga kryetari i bashkisë së qytetit Vitali Klitchko i cili kishte thënë se bëhet fjalë për disa shpërthime në lagjen Shevchenskivskyi – në qendër të kryeqytetit.

Ndërkohë një dëshmitar i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se tym i zi u pa që dilte nga një ndërtesë në qendër të qytetit pas zhurmës së një shpërthimi, përcjell Telegrafi.

Kievi ka qenë kryesisht i qetë që nga fillimi i luftës, me vijën e frontit që lëviz në lindje dhe jug pasi Moska nuk arriti të rrëzonte qeverinë. /Telegrafi

CATEGORIES
Share This