Gjermania me pako të re 65 miliardë euroshe për ta luftuar inflacionin dhe krizën energjetike

Gjermania do t’i investojë 65 miliardë euro shtesë në pakon e re të masave që synojnë lehtësimin e goditjes së inflacionit dhe çmimet e larta të energjisë për konsumatorët.

“Gjermania është bashkuar tok në një kohë të vështirë. Si vend, ne do ta kalojmë këtë kohë të vështirë”, tha kancelari Olaf Scholz në një konferencë shtypi të dielën, raporton agjencia AP.

Atij iu bashkuan krerët e të Gjelbërve dhe partisë pro-biznesit, FDP, dy partnerët e koalicionit të socialdemokratëve të tij të qendrës së majtë.

Gjermania po përballet me ngritje çmimeve të produkteve për shkak të ngritjes së çmimeve të energjisë pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt. Megjithatë, Scholzi ka theksuar se Berlini po bën çmos që të krijojë rezerva të mjaftueshme të gazit edhe pas ndaljes së tubacionit rus që furnizon ekonominë më të madhe evropiane. Megjithatë, dimër i vështirë e pret edhe Gjermaninë, sikurse mbarë Evropën.

CATEGORIES
Share This