Kryeministri i Ukrainës viziton Gjermaninë, i kërkon më shumë armë

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmygal, shpreson se Gjermania do të bëhet një ndër vendet kryesore që ndihmon Kievin të ndërtojë mbrojtjen e tij ajrore, pasi ai kërkoi më shumë armë të rënda për vendin nga Berlini.

Përgjigja fillestare e Gjermanisë për ofrimin e mbështetjes ushtarake për Kievin pas pushtimit rus të Ukrainës kishte ngjallur shqetësim.

Por Shmygal pranoi gjatë vizitës së tij se Gjermania që atëherë ka rritur ndjeshëm ndihmën e saj ushtarake, me armatim të rëndë si 2000 tanke ose raketahedhëse të gjitha “duke punuar mirë në fushën e betejës”, përcjell Klankosova.tv

Sistemi i mbrojtjes ajrore Iris-T pritet të dorëzohet në vjeshtë, tha ai, duke shtuar se Ukraina “shpreson që Gjermania të bëhet një nga liderët në procesin e zhvillimit të mbrojtjes ajrore të Ukrainës”.

CATEGORIES
Share This