Gjuha raciste dhe etiketimet/ Shqiptarët në Britani bëhen bashkë: Protestë në Londër “kundër poshtërimit”

Gjuha raciste dhe etiketimet/ Shqiptarët në Britani bëhen bashkë: Protestë në Londër “kundër poshtërimit”

Komuniteti shqiptar në Britaninë e Madhe ka paralajmëruar protesta pas lajmeve të fundit mbi emigrantët shqiptarë, shënjestrimin e tyre nga politika dhe etiketimet si kriminelë.

Emigrantët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Britaninë e Madhe do të protestojnë më 12 nëntor në Westminster Bridge.

Nëpërmjet një njoftimi që po ndahet në rrjetet sociale, ata kanë paralajmëruar një protestë të madhe në Londër më datë 12 nëntor ora 10:30, e cila do të zhvillohet në “Westminster Bridge”. “Protestë kundër poshtërimit të shqiptarëve në Britani”, është motoja e këtij tubimi të emigrantëve.

CATEGORIES
Share This