Gjykata Shqiptare e Apelit i lë në burg dy rusët dhe ukrainasin e akuzuar për spiunazh

Gjykata e Apelit të Durrësit ka lënë në burg dy rusët dhe ukrainasin të cilët tentuan të futeshin në uzinën e Gramshit.

Dy rusët, Mikhail Zorin e Zvetlana Timofeeva dhe ukrainasi Fedis Alpatov i ishin drejtuar me një kërkesë gjykatës së Apelit të Durrësit, ku i kërkonin ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest në burg në detyrim paraqitje, gjë e cila u refuzua ditën e sotme.

Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33 vjeçe dhe 25-vjeçari ukrainas Fedis Alpatov u akuzuan për “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim.

CATEGORIES
Share This