Grenell reagon për fjalimin e Edi Ramës për Thaçin dhe UÇK-në
Gjatë ditës së djeshme, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur një fjalim në Asamblenë e Këshillit të Evropës, kundër raportit të Dick Martyt për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Ndaj këtij fjalimi, mes shumë tjerëve ka reaguar edhe e ish i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, shkruan lajmi.net.
Grenell përmes një postimi në Twiiter, e ka cilësuar fjalimin e Ramës, si të jashtëzakonshëm.
“Thirrja e kryeministrit Edir Rama për lirimin e presidentit të Kosovës Thaçi është e jashtëzakonshme”, ka thënë Grenell./Lajmi.net
Prime Minister @ediramaal calling for the release of Kosovo President Thaci is savage. cc: Europehttps://t.co/3jaqxQqD8N
— Richard Grenell (@RichardGrenell) October 13, 2022