Ballkani mbyll pjesën e parë me epersi dhe lojë të mirë të zhvilluar

Ballkani zhvillon ndeshjen e raundit të katërt të fazës grupore në Ligën e Evropës kundër Sivassporit.

Sfida e vlefshme për Grupin G është duke u zvhilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë dhe skuadra nga Suhareka synon pikë të plota.

Kampioni i Kosovës ka regjistruar një fitore, një barazim dhe një humbje në tri sfidat e para, ashtu që qëndron në kuotën e katër pikëve, aq sa ka edhe ekipi kundërshtar. Tashmë dersia është mbyllur pjesa e parë, ballkani është në epersi me golen e shënuar nga Thaçi në minutën e 36-të të lojës. Nëse e ruan këtë rezultat Ballkani do grumbulloj 7 pikë dhe së bashku me FC Cluj do ndajnë vendin e parë dhe të dytë me pik të njëjta ndërsa dy ekipet tjera brenda grupit, Sivaspor dhe Slavia Praga, pas 4 lojeve të zhvilluara do të kenë nga 4 pikë.

CATEGORIES
Share This