Historike: Shqipëria kampione bote në mundje, Abakarov ngre flamurin kuqezi në Beograd

Mundësi që përfaqëson Shqipërinë në Botërorin që po zhvillohet në Beograd të Serbisë, Zelimkhan Abakarov ka arritur të marrë medaljen e arit në kategorinë 57 kilogram.

Kjo është hera e parë në historinë e Shqipërisë, që një sportist arrin një sukses të tillë.

Rusi i natyralizuar në shqiptar, Abakarov triumfoi bindshëm 7-2 ndaj amerikanit, Thomas Gilman (medalist dhe kampion bote). Ai dominoi në çdo sekondë të kësaj përballje.Në gjysmëfinale, Abakarov kishte mundur kundështarin e tij serb, Stevan Micic, i cili ishte medalist olimpik.

Kujtojmë që ky vit ka qenë tepër i suksesshëm për Abakarov nën ngjyrat kuqezi.

Ai e nisi në janar me medalje bronzi në Grand Prix Ivan Yariguin të mbajtur në Rusi. Me pas, në shkurt, në Turneun Botëror të Mundjes “Dan Kolov” në Bullgari, arriti të merrte medaljen e artë.

Po medalje të artë mori dhe në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” të zhvilluara gjatë muajit korrik.

Në “Lojërat e Solidaritetit Islamik Konya 2021”, të zhvilluara gjatë muajit gusht, Abakarov arriti të merrte medalje argjendi.

Pavarësisht medaljes së marrë këtë të shtunë nga Abakarov, Shqipëria do të luajë për një tjetër medalje, pasi mundësi, Islam Dudaev është ende në garë. Ai është pjesë e raundit të 1/8.

CATEGORIES
Share This