SHBA mban në ankth dhjetëra shtete, pritet publikimi i dosjeve për investimet ruse në subjkete politike dhe jo-qeveritare

Departamenti Amerikan i Shtetit ka futur në akth dhjetëra shtete sa i takon financimeve të Moskës. Pak ditë më parë doli se Rusia ka dhënë 300 milionë dollarë për parti në mbi 20 vende dhe të gjithë presin publikimin e të dhënave.

Përveç Shqipërisë, furtuna e financimeve ruse ka përfshirë edhe Italinë. Mediat raportuan se 3 parti italiane janë financuar nga Rusia, duke ju referuar të njëjtit raport të DASH.

Menjëherë kryeministri Mario Draghi ka insistuar për një sqarim nga administrata amerikane dhe ka telefonuar shefin e diplomacisë atje, Anthony Blinken për të marrë informacione të mëtejshme.

Përgjigja e Blinkenit thuhet të ketë qenë e shkurtër: “Nuk ka gjë për ju”. Në të njëjtën kohë, DASH ju ka dërguar qeverive një email.

Edhe pse thuhet që SHBA nuk ka qëllim të hyjë te shtetet specifike, bëhet me dije se do të dalin në dritë të gjitha tentativat e Moskës për të ndërhyrë në shtete të caktuara.

“Ne nuk hyjmë në informacione specifike të inteligjencës, por jemi shumë të qartë në ekspozimin e shqetësimeve tona mbi ndërhyrjet e Rusisë në procesin demokratik në vende të ndryshme të botës, përfshirë dhe tonin. Në këtë kontekst, nuk e fokusojmë alarmin në një vend të caktuar por në plan global, sepse duhet të përballemi me sfidat që i bëhen shoqërisë demokratike. Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët dhe partnerët tanë për të nxjerrë në dritë përpjekjet e ndikimit të rrezikshëm të Rusisë, duke i ndihmuar shtetet e tjera të mbrohen nga një aktivitet i tillë”, thuhet aty.

Mbeten të forta dyshimet se në raportin e hartuar nga shërbimet sekrete dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare mund të ketë referenca të nxjerra nga të ashtuquajturat “burime të hapura”, pra lajme të publikuara nga mediat, siç kemi rastin e “Mother Jones”.

Vetë ministri i jashtëm italian Luigi di Maio deklaroi se Informacionet e filtruara nga Washingtoni mund të jenë preludi i dosjeve të tjera që mund të dalin në ditët në vijim.

CATEGORIES
Share This