I dënuar me burg të përjetshëm, arratiset nga burgu në Greqi 48-vjeçari shqiptar

Një shqiptar është arratisur nga burgu i Domokos, në Greqi.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se policia është vënë në kërkim të 48-vjeçarit, anëtar i një organizate kriminale.

Mësohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ishte i dënuar me burgim të përjetshëm

Sipas asaj që është raportuar i burgosuri ka shfrytëzuar lejen e rregullt që kishte siguruar dhe duhej të kthehej të enjten më 6 tetor në burg.

Megjithatë, ai është kujdesur që të mos përmbushë detyrimin e tij, për çka është vënë në dijeni AT Domokou dhe tashmë është klasifikuar si i arratisur.

48-vjeçari u dënua si anëtar i një organizate kriminale që merrej me trafikun e drogës dhe armëve, vepra për të cilat u dënua me burgim të përjetshëm, raportojnë mediat greke.

CATEGORIES
Share This