Imami i Qabes në Arabinë Saudite dënohet me 10 vite burgim

Ish-imami i Qabes Salih Et Talib, i cili u arrestua në vitin 2018 pasi deklaroi se “nuk është e përshtatshme fetarisht që burrat dhe gratë të argëtohen së bashku në koncerte”, u dënua me 10 vjet burg.

Arabia Saudite ka dënuar Salih al-Talib, një nga imamët kryesorë të Qabes, me 10 vjet burg.

Platforma e mediave sociale Prisoners of Concience, e cila publikon informacione për proceset e arrestimit të klerikëve në Arabinë Saudite, njoftoi se gjykata e apelit anuloi vendimin e lirimit të Salih al-Talib, i cili dikur ishte predikues i Mesxhid al-Haram.

Nga ana tjetër, në deklaratë thuhet se ish-imami i Qabes Al Talib është dënuar me 10 vjet burg.
Autoritetet e Arabisë Saudite arrestuan al-Talib në vitin 2018, pasi ai deklaroi gjatë një predikimi se “nuk është fetarisht e përshtatshme që burrat dhe gratë të shijojnë koncerte së bashku”.
Në atë kohë, qeveria e Riadit kishte filluar të miratonte ligje që ua lehtësonin femrave pjesëmarrjen në koncerte.

Dihet se imamët, klerikët dhe predikuesit që kritikojnë praktikat e Arabisë Saudite shumëherë arrestohen nga administrata e Riadi.

CATEGORIES
Share This