Ka të qojnë dyshimet për eliminim fizik të Ervis Martinajt dhe cilat janë detajet nga hetimet!?

A është vrarë Ervis Martinaj? 10 ditë hetime, administrohen të dhëna kontradiktore

Prej 10 ditësh policia po verifikon disa të dhëna për zhdukjen e Ervis Martinaj.

Pista e parë që po hetohet është ajo e rrëmbimit me pasojë eliminimin fizik të personazhit të njohur të botës së krimit pas denoncimit të familjarëve të tij. Pista tjetër është ajo e një inskenimi të mundshëm me qëllim humbjen e gjurmëve.

Martinaj kërkohet edhe nga SPAK si i dyshuar për porositjen e një vrasjeje që nuk u realizua për të cilën i kishte ofruar të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani deri në 500 mijë euro.

Eleminim fizik i Ervis Martinajt? Gazetari Ferhati tregon detaje nga hetimet

Gazetari Eni Ferhati deklaroi se duke iu referuar hetimeve 10 ditore ka dyshime që Ervis Martianj të jetë eliminuar fizikisht.

Ferhati nënvizoi se Policia është vënë në lëvizje referuar faktit se ndaj kujt kundërshtarëve ishte ekspozuar Martinaj, pasi sipas tij ishte i përfshirë në shumë ngjarje kriminale të ndodhur vitet e fundit.

CATEGORIES
Share This