Kaosi total rus: Lideri pro-rus i Khersonit i sugjeroi ministrit të mbrojtjës të bënte vetëvrasje!

Stremousov, në një video – mesazh katërminutësh të publikuar në Telegram, kritikon hapur “gjeneralët dhe ministrat” ​​në Moskë sepse beson se ata nuk i kanë kuptuar problemet në front.

“Në të vërtetë, shumë thonë se nëse do të ishin në pozitën e ministrit të Mbrojtjes që e lejoi një situatë të tillë, ata do të qëllonin veten në kokë si oficerë”, tha Stremousov.

Stremousov shton se Ministria e Mbrojtjes nuk përbëhet vetëm nga ministra, gjeneralë, grabitës të korruptuar… por të gjithë ata heronj që dhanë jetën për mbrojtjen e Rusisë.

Në videon e publikuar, Stremousov vlerësoi liderin çeçen Ramzan Kadyrov, i cili gjithashtu kritikoi udhëheqjen ushtarake për humbjen e territorit në Ukrainë.

“Unë pajtohem me Ramzan Akhmatovich Kadyrov, i cili e ngriti këtë çështje. Të lumtë,” tha ai.

Ushtria ukrainase bëri përparimin e saj më të madh në jug që nga fillimi i luftës të hënën, duke pushtuar disa fshatra përgjatë lumit Dnieper me rëndësi strategjike, thanë zyrtarët në Kiev dhe autoritetet pro-ruse në rajon.

CATEGORIES
Share This