OBSH ngre alarmin: 4 shurupet që mund të kenë shkaktuar vdekjen e dhjetëra fëmijëve

Një alarm global ka shpërthyer në lidhje me 4 shurupe kolle të prodhuara në Indi, me OBSH-në që paralajmëron se mund të kenë shkaktuar vdekjen e 66 fëmijëve ne Gambia.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom u tha gazetarëve se OKB po kryente një hetim me rregullatorët indianë dhe kompaninë që prodhonte shurupet, Maiden Pharmaceuticals me bazë në Nju Delhi.

OBSH iu kërkoi rregullatorëve të heqin mallrat nga tregu.

Sipas raportimeve, këto shurupe dyshohet se kanë lidhje me dëmtime serioze të veshkave që kanë çuar në vdekjen e 66 të miturve.

Produktet mund të jenë shpërndarë diku tjetër përmes tregjeve informale, por deri më tani ishin identifikuar vetëm në Gambia, tha OBSH.

Katër produktet janë: Promethazine Oral Solution, Kofexmalin Baby Cough Shurup, Makoff Baby Cough Shurup dhe Magrip N Cold Shurup.

CATEGORIES
Share This