Kapet në Izyum ushtari rus të cilit bashkëshortja ja lejoi të dhunoj gra ukrainase

Ushtarit rus, që i dha leje gruaja që të përdhunonte gra në Ukrainë, është kapur në Izyum. Lajmin e bën të ditur ish-deputeti i këshillit të qytetit Ilia Ponomarev.

Kujtojmë se publikimi telefonatës që 27-vjeçari rus Roman Bykovsky bëri me bashkëshorten shkaktoi zemërim dhe reagim ndërkombëtar. Në audion e publikuar, Olga Bykovskaya dëgjohej ndërsa i thoshte ushtarit rus që e lejonte të përdhunonte gra ukrainase për sa kohë që do të përdorte mbrojtje.

Të rinjtë rusë u identifikuan disa ditë më parë nga gazetarët ukrainas të grupit investigativ ‘Skhemy’. Ushtari 27-vjeçar ka marrë pjesë dhe në aneksimin e Krimesë. Familja nga rajoni i Oryol-it, që nga viti 2018 jetojnë në Krimenë e pushtuar dhe kanë edhe një fëmijë.

Pjesë nga biseda në telefon:

Gruaja: Shko e përdhuna gra ukrainase, në rregull? Por mos më thuaj asgjë.

Ushtari: Mundem?

Gruaja: Po, ta lejoj, por përdor prezervativë.

CATEGORIES
Share This