Kim Mehmeti: Vetëm hajduti mund të pasurohet nga politika

Shkrimtari Kim Mehmeti ka bërë një deklaratë ditën e sotme, lidhur me rrogat në Shqipëri. Ai ka thënë në një intervistë në “ABC News” se vetëm një hajdut mund të pasurohet nga veprimtaria politike.

Më tej shkrimtari zbulon se merr një pagë prej 2 mijë eurosh në muaj, por përsëri kjo nuk e ka bërë atë të “pasur”, sikurse disa analistë që flasin nëpër studio, për të cilët thotë se nuk mund të marrin më shumë se mjekët dhe inxhinierët.

“Është mëkat të marrësh 10 mijë euro në muaj. Vetëm hajduti mund të pasurohet nga veprimtaria politike. Si mund të pasurohesh ti nga veprimtaria me 2 mijë euro rrogë. Pse unë nuk u pasurova. Pse unë nuk u bëra kapitalist. Unë gjithmonë e kam pasur pagën më shumë se aq. Që ta zbuloj më shumë se aq. Por jo 10 mijë euro. Ato nuk ti jep perëndimi kurrë, të jesh edhe yll. Vetëm të kesh shpikur vaksinën i merr, se kështu vetëm që di të flasësh nuk i merr. Nuk mundesh të marrësh më shumë se mjeku dhe inxhinieri vetëm se shëtiti nëpër studio”, tha Kim Mehmeti.

CATEGORIES
Share This