Kompania hekurudhore zvicerane thyen rekordin për trenin më të gjatë – pamje
Kompania hekurudhore zvicerane Rhaetian Railway fitoi rekordin për trenin më të gjatë të pasagjerëve në botë të shtunën me një udhëtim në njërën nga shinat më spektakolare nëpër Alpe.
Kompania Rhaetian Railway drejtonte trenin 1.9 kilometra të gjatë të përbërë nga 100 karroca përgjatë rrugës Albula-Bernina nga Preda në Bergun, transmeton Insajderi.
Rruga u përcaktua një Trashëgimi Botërore e UNESCO-s në vitin 2008 dhe të çon nëpër 22 tunele, disa prej të cilave spirale nëpër male, dhe nëpër 48 ura, duke përfshirë Viaduktin.
“Kjo përpjekje për rekord botëror është një arsye e mrekullueshme dhe një instrument i mrekullueshëm që ne t’i tregojmë botës këtë hekurudhë të bukur”- shpjegoi drejtori i Rhaetian Railëay, Dr Renato Fasciati.
A Swiss railway company is claiming the record for the longest passenger train.
It's 1.2-miles-long and has 100 coaches 🚅
Latest videos: https://t.co/08Rt0XvCf0 pic.twitter.com/VdDYcFpmNY
— Sky News (@SkyNews) October 29, 2022
Ndryshe i gjithë udhëtimi zgjati rreth 1 orë.