Putini i mbyllur në kafaz, dekorim për festën e Halloween-it në Kiev
Një qytetin e Kievit të Ukrainës është bërë një dekorim interesant për festën e Halloween-it, ku shihet presidenti rus Vladimir Putin i mbyllur në një kafaz.
Përveç kësaj, në këtë dekorim ai mund të shihet i lidhur nga këmbët e duart përmes një karrigeje, derisa sytë i ka të mavijosura.
![](https://demokracia.com/wp-content/uploads/2022/10/Putin-1.png)
Imazhi që tregon këtë dekorim për “Natën e Shtrigave” u publikua nga mediumi Nexta në llogarinë e saj në Twitter.
“Putini në një kafaz është një dekorim i mrekullueshëm për Halloween, në Kiev”, thuhet në mbishkrim, transmeton Telegrafi.
Putin in a cage is a great decoration for Halloween in #Kyiv.
📷 Andriy Tsaplienko pic.twitter.com/ctCnwgr9Hb
— NEXTA (@nexta_tv) October 30, 2022