“Lavdi Ukrainës” – fëmijët ukrainas pranojnë çokollata e ëmbëlsira nga ushtarët ukrainas në Kharkiv(VIDEO)

Një video interesante që po qarkullon në rrjetet sociale tregon momentin kur fëmijët përshëndesin ushtarët ukrainas.

Pamjet besohet të jenë xhiruar në qytetin e Kharkiv.

Videoja e cila është shpërndarë në Twitter, tregon fëmijët që vrapojnë tek vetura ku gjendeshin ushtarët e Ukrainës, derisa këta të fundit i ofruan atyre çokollata e ëmbëlsira.

https://twitter.com/UkrainianNews24/status/1576514978479476737

Në sfond, fëmijët mund të dëgjohen duke thënë “lavdi Ukrainës”.

“Fantastike dhe emocionuese. Si u takuan banorët e rinj të Kharkivit me mbrojtësit ukrainas”, thuhet në mbishkrimin e videos.

CATEGORIES
Share This