Mërgimtari i famshëm i”Tik Tokut” shfaqet duke qarë si fëmijë, nuk mund t’i ndalë lotët: “S’kam familje, s’e kam kërkon” (Video)

Personazhi i famshëm i “Tik Tok”-ut, Rasim Avdyli, është shfaqur i tejet i mërzitur duke qarë si fëmijë në videon e tij të fundit.

Përkundër se ai tregon se i ka të gjitha të mirat, malli për vendin e tij si dhe mungesa e familjarëve dhe të afërmeve e ka bërë atë që të ndajë me ndjekësit e tij se sa i vetmuar ndihet ai.“S’kom familje, se kom kërkonin”, dëgjohet ai duke thënë në videon e tij që ka prekur të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Ditë më parë, ai ishte shfaqur me një video ku dukej i mllefosur e i zhgënjyer me ndjekësit e tij. Siç shihet, atë e kanë prekur komentet e ndryshme negative që i bëhen videove të tij, dhe kjo e ka shtyrë të dalë me një paralajmërim se nëse nuk ndalen, ai do ta lë Tik-Tokun.

Ky reagim i tij erdhi pasi shumë konfrontimeve me disa nga ndjekësit e tij, në të cilat edhe shihet në një numër të konsiderueshëm të video reagimeve në profilin e tij në tiktok.

https://www.youtube.com/watch?v=6AkSztgLI00

https://www.youtube.com/watch?v=PCz1kjFh2E4

CATEGORIES
Share This