Ministri kroat thotë se Serbia qellimshëm po tenton destabilizimin e ballkanit perendimor
Ministri kroat i Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Gordan Grliq-Radman bëri sot thirrje që BE-ja t’i kushtojë më shumë vëmendje Ballkanit Perëndimor në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës.
Në një takim jozyrtar me kolegët evropianë në Pragë, ai theksoi rëndësinë e sigurisë dhe stabilitetit në fqinjësia e menjëhershme e BE-së, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor duke paralajmëruar për politikën e Serbisë.
“Më shumë vëmendje duhet t’i kushtohet Ballkanit Perëndimor. Serbia në vend që të bashkohet me ne në dënimin e agresionit rus, dërgon ministrin e saj të brendshëm në Moskë, ndërsa në të njëjtën kohë zyrtarët e lartë të saj prezantojnë mesazhe nacionaliste dhe narrativa revizioniste në kuadrin e të ashtuquajturës politikë perandorake të botës serbe. Kjo nuk duhet të kalojë pa u vënë re, sepse qartazi nuk është në përputhje me qëndrimin e BE-së dhe destabilizon të gjithë rajonin tashmë të brishtë”, tha Grliq-Radman.
Në një takim dyditor në kryeqytetin e Republikës Çeke, e cila kryeson Bashkimin Evropian, u arrit një marrëveshje politike për pezullimin e plotë të Marrëveshjes ndërmjet BE-së dhe Federatës Ruse për thjeshtimin e dhënies së vizave, si dhe për mosnjohjen e pasaportave të lëshuara në territoret e pushtuara, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë.
Në diskutimin mbi agresionin rus kundër Ukrainës, u konfirmua rëndësia e ruajtjes së unitetit, forcimit të mëtejshëm të partneritetit transatlantik dhe forcimit të bashkëpunimit me partnerët kryesorë globalë, si dhe vazhdimi i mbështetjes gjithëpërfshirëse për Ukrainën, puna për elasticitetin, përfshirë diversifikimin e energjisë, shton ministria kroate. /Kp