Në çantën e rusit që tentoi të futej në Uzinën e Gramshit u gjet një aparaturë spiunazhi: Çfarë u zbulua në çipe?

Në çantën e 24-vjeçarit Mikhail Zorin është gjetur një aparaturë spiunazhi. Në çipet e kësaj pajisje janë zbuluar disa foto të uzinës ushtarake të Gramshit të kryer gjatë dy ditëve të fundit. Tre shtetasit e huaj që paraprakisht dyshohet të jenë përfshirë në spiunazh, kanë hyrë në vendin tonë  një javë më parë, dhe në Gramsh kanë qëndruar gjatë 2-3 ditëve të fundit.

Megjithatë, në dëshminë e tyre, ata i kanë thënë policisë se ishin fotografë dhe se fotot që shkrepin i publikojnë në llogarinë e tyre në Instagram ku postojnë kryesisht foto dhe video të ish bazave ushtarake të Bashkimit Sovjetik.

Ata kanë thënë se fotografojnë kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

Gjithashtu ata kanë treguar se kanë fotografuar bunkerë dhe tunelë të nëndheshëm, si dhe vende të uzinës, territore të braktisura,

Policia e Gramshit informoi se grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj dhe se për këtë ngjarja janë angazhuar Departamenti i Policisë Kriminale dhe Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe po koordinohen veprimet me Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura./abcnews.al

CATEGORIES
Share This