Pamjet e para që tregojnë shkatërrimin total të urës që lidh Krimenë me Rusinë

Ura kryesore që lidh Krimenë dhe Rusinë është shkatërruar pas një sulmi masiv gjatë ditës së sotme.

Tashmë janë publikuar edhe pamjet e para të pas shkatërrimit të urës, ku shihet se është jashtë funksionit.

Redaktori i portalit të pavarur rus Meduza, Kevin Rostock publikoi në Twitter një video që tregon se sa është dëmtuar rëndë ura më e gjatë në Evropë, gjegjësisht 19 kilometërshe.

“Zjarri kryesisht është ndalur. Ja çfarë ka mbetur nga ura”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Gjithashtu shihen radhë të gjata në pompat e benzinës të rusëve nga frika se do të mbeten pa karburante.

Kujtojmë se presidenti rus, Vladimir Putin hapi urën e Krimesë në vitin 2018 pasi Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014, e cila më parë administrohej nga Ukraina./Telegrafi

CATEGORIES
Share This