Petkoviq i reagon Kurtit duke shpërndarë një vendim të Republikës së Kosovës, të lëshuar nga Agim Veliu

Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti pasi sipas tij, ai po shkel “brutalisht marrëveshjen për lirinë e lëvizjes”.

Teksa ka publikuar një vendim të ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu për shfuqizimin e tabelave ‘KS’ më 17 shtator të 2020-s, Petkoviq theksoi se këto targa nuk u lëshuan deri në shtator të 2021-s.

“Është e lehtë të flasësh, duhet të dish diçka”, shkroi ai në Twitter.

CATEGORIES
Share This