Presidenti Erdogan papritmas pret në ankara kryeministrin Rama, takimi ëshët mbajtur në dyer të mbyllura!

Presidenti i Turkiyes Rexhep Tayyip Erdogan priti të martën kryeministrin shqiptar Edi Rama për bisedime në kompleksin presidencial në kryeqytetin Ankara.

Takimi është duke u mbajtur me dyer të mbyllura. Presidenca turke nuk dha detaje të tjera rreth takimit.

Karakteristika e përgjithshme e marrëdhënieve dypalëshe midis Turqisë dhe Shqipërisë është miqësia e ndërsjellë, besimi dhe solidariteti. Në mënyrë periodike ndërmjet dy vendeve kryhen vizita dhe kontakte të suksesshme të nivelit të lartë dhe teknik.

Turqia e konsideron Shqipërinë një vend të rëndësishëm strategjik për vendosjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Ballkan dhe mbështet integrimin e saj me institucionet evropiane dhe euroatlantike. Në vitin 2013, Turqia u shpall “partner strategjik” nga Shqipëria.

CATEGORIES
Share This