Protestuesit iranian hakojnë televizionin shtetëror, ndërpritet transmetimi për pak sekonda

Lajmet e fundit në televizionin shtetëror iranian u ndërprenë nga një sulm kibernetik nga ana e protestuesve, raporton BBC.

Një maskë e ngjashme me ato të grupit të hakerëve Anonymous u shfaq në ekran.

Pas kësaj, një foto e liderit iranian Ali Khamenei, u shfaq me një objektiv të kuq në ballë dhe fotografive e grave që vdiqën në protesta.

Grupi që hakoi programin e lajmeve është Adalat Ali, përkatësisht “drejtësia e Alit”. Deri te ndërprerja e programit erdhi, pasi që të paktën tre persona u vranë gjatë përleshjeve me policinë.

Në ekran shkruante “bashkohuni me ne dhe ngrihuni” dhe “gjaku i rinisë tonë po rrjedhë nga duart e juaja”. Ndërprerja e programi zgjati vetëm pak sekonda.

Kujtojmë që Mahsa Amini, 23-vjeçarja nga Kurdistani, ra në komë dhe më pas vdiq pasi që në Teheran u arrestua nga policia e moralit, pasi nuk mbante shami në kokë.

Vdekja e saj sa ishte në paraburgim shkaktoi trazira në disa rajone, përfshirë kryeqytetin – Teheranin./Telegrafi

CATEGORIES
Share This