Putin dukej nervoz dhe gërryente karrigën me thonjë e kafshonte buzën, derisa gjenerali i besuar po i raportonte për situatën në Ukrainë (video)

Presidenti rus Vladimir Putin dukej shumë nervoz dhe pothuajse i papërmbajtshëm, derisa njëri prej gjeneralëve të tij të besuar i raportonte ballë për ballë lidhur me situatën në Ukrainë.

Gjykuara nga mimikat dhe që vazhdimisht gërryente me thonj tavolinën, vërehej qartë se ishte i pakënaqur me punën e ushtrisë së tij në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Është interesant se gjenerali Viktor Zolotov, 68-vjeç derisa i raportonte, Putin vazhdimisht kafshonte buzën pavarësisht se ushtaraku tentonte ta bindte se situata në Ukrainë është nën kontroll.

Në anën tjetër deri më tani mbi 75 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën në luftën e Ukrainës, e për këtë Putin ka kërkuar shtimin e forcave mbrojtëse – duke tentuar që me këtë lëvizje të mbushë “boshllëkun” që i është krijuar nga lufta në Ukrainë.

Madje gjenerali rus propagandonte duke i thënë se kanë ofruar ndihmën e nevojshme, dhe se kundërofensiva e ukrainasve në jug të vendit – në veçanti në Kherson ka “dështuar”.

E pamjet amatore të publikuara nëpër rrjetet sociale, shfaq operacionet ushtarake të ukrainasve ku përmes taktikave të njohura po i shkaktojnë humbje të mëdha forcave pushtuese.

Me raste në video shihet edhe mungesa e përgatitjes ushtarake të rusëve, që në një moment kanë rënë në minat që vetë i kishin vendosur – dëshmi se njësitë e tyre nuk janë të koordinuara fare./Telegrafi

CATEGORIES
Share This