Ruset e qytetit që gjendët afër kufirit me Ukrainën, të tmerruar nga kundërofensiva ukrainase po braktisin qytetin në mënyrë masive, duke ikur në thellësi të Rusisë (Video)

Shumë rusë të kapluar nga frika janë duke u larguar në mënyrë masive nga qyteti rus Belgorod, që gjendet përgjatë vijës kufitare me Ukrainën, pas konfirmimit se ukrainasit kanë filluar kundërofensivën ndaj ushtrisë së Vladimir Putinit.

Videoja e realizuar nga stacioni i trenave në qytetin që gjendet vetëm 25 kilometra larg Ukrainës, shfaq civilët që tentojnë të futen në tren dhe të largohen më në thellësi të Rusisë, transmeton Telegrafi.

Videoja e shpërndarë në Telegram, shfaq raketat që fluturojnë mbi këtë qytet ku më pas aktivizohen edhe sistemet kundërajrore.

Megjithatë në një moment disa raketa shpërthejnë mbi këtë qytet që konsiderohet si pikë e nxehtë, pasi rusët shpesh granatojnë Ukrainën nga ky vend, dhe pikërisht për këtë ukrainasit po e cilësojnë si “mundësi të mirë për hakmarrje”.

Belgorodi është shfrytëzuar nga Kremlini për të kryer sulme raketore mbi qytetet ukrainase, ku si pasojë shumë civilë e kanë pësuar me jetë.

E tani që ka filluar kundërofensiva e ukrainasve, banorët e këtij qyteti kanë filluar të ikin nga frika se mund të gjenden mes dy zjarreve. /Telegrafi/

CATEGORIES
Share This