Ramës ju ofrua gota me verë në Serbi, ai nuk e provoi, s’i pëlqeu apo u frikësua? (Video)

Kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, ka qëndruar sot në Beograd ku ka marrë pjesë në samitin e organizuar në kuadër të “Open Balkan”.

Për të provuar se po ecë mirë iniciativa, në kryeqytetin e Serbisë ishte organizuar edhe një panair i verës e ku kanë marrë pjesë prodhues nga vende të ndryshme.

Në një video të publikuar nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, shihet se si kryeministrit Edi Rama i ofrohet një gotë verë e kuqe për ta degustuar, megjithatë Rama vetëm i merr erë dhe nuk e provon fare.

Mbase s’i ka pëlqyer apo është frikësuar për ta provuar./Express

CATEGORIES
Share This