Shpetimtari që nxorri nga valët ku po mbyteshin dy kosovar, pas aktit heroik u alivanos vet, familja njofton se ai është më mirë!

Familja e Robert Neçajt, vrojtuesit të plazhit që shpëtoi dy kosovarë nga mbytja në Shëngjin, ka dalë me një postim ku njofton për gjendjen e tij.

Dje u raportua se ai po ka probleme me frymëmarrjen, por sot familja thotë se gjendja e tij është përmirësuar.

“Tashmë Roberti është përmirësuar mirë dhe ndihet i lumtur për suksesin e arritur!”, thuhet në njoftim.

Aty tregohet në detaje se si ai i shpëtoi dy të miturit nga Kosova. Sipas familjes, ai pasi kishte nxjerrë dy kosovarët në breg, ishte alivanosur vetë.

“Në këtë moment Roberti vendos të ndërhyjë për t’i ndihmuar,ndonëse e parashikonte rrezikun. Por ” i mbyturi të mbyt”. I “sulmuar” nga të dy të rinjtë, për të mos u mbytur, Roberti nuk tërhiqet, por fundoset disa herë duke i mbajtur kokat e tyre jashtë ujit. Ai i mbron të rinjtë por pin shumë ujë vetë. Kur i nxjerr ata në cektësi, vetë mbetet pa ndjenja sapo mbërrin në breg. Tashmë Roberti është përmirësuar mirë dhe ndihet i lumtur për suksesin e arritur!”, thuhet në njoftimin e familjes./Express

Postimi i plotë:

Për të gjithë Ju,njerëzit e mi të dashur pjestarë të kësaj faqeje,

FALENDERIME PA FUND! 

Pardje familja jonë u gjend përpara një momenti të papritur dhe shumë të vështirë.

Ju falenderojmë shumë për mesazhet tuaja, me të cilat na forcuat për ta përballuar këtë tronditje!Faleminderit për vlerësimin që i keni bërë rastit të djalit tonë,Robertit,në sensin e humanizmit dhe dhimbjes njerëzore!

Falë humanizmit dhe ndjenjës së korrektësisë në punë, Roberti u bë pre e ngjarjes së pardjeshme.

Është kënaqësi e jona që ai sakrifikoi për shpëtimin e dy jetëve të dy të rinjve,vëlla e motër adoleshentë.

Ndihemi shumë të lumtur që më në fund shpëtoi edhe jeta e Robertit, falë përgatitjes së tij profesionale dhe kujdesit të organeve shëndetësore të spitalit të Lezhës.

Për ata që janë kurioz sqarojmë se Roberti  nuk ka qënë  vrojtues në atë zonë.

Ora ka qënë rreth 19:30, kur Roberti ka shkuar si zv /President  i Federatës së Vrojtuese të plazhit  për të shpërndarë mjete pune për Vrojtuesit në Shëngjin.

Dy adoleshentë  kosovarë 16-17 vjeç, vëlla e motër, i ka tërhequr deti kur kanë hyrë në ujë,në një vend, jashtë zonës së mbulimit nga vrojtuesit e plazhit, tek Rana e Hedhun.

Djalin e kapi epilepsia(sëmundja e tokës), ndërsa vajza tmerrohet.

Ata arrijnë aty ku deti kishte deri në 4-5 m thellësi dhe trazira!

Ata  fillojnë të kërkojnë ndihmë.

Por, si një ditë me pak reshje shiu,në orar të vonë dhe larg mundësive për ndihmë,  aty afër pothuajse nuk kishte njerëz.

Në këtë moment Roberti vendos të ndërhyjë për t’i  ndihmuar,ndonëse e parashikonte rrezikun.

Por ” i mbyturi të mbyt”.

I “sulmuar” nga të dy të rinjtë, për të mos u mbytur, Roberti nuk tërhiqet, por fundoset disa herë duke i mbajtur kokat e tyre jashtë ujit .

Ai i mbron të rinjtë por pin shumë ujë vetë.

Kur i nxjerr ata në cektësi, vetë mbetet pa ndjenja sapo mbërrin në breg.

my-portfolio

Tashmë Roberti është përmirësuar mirë dhe ndihet i lumtur për suksesin e arritur!

Faleminderit me përultësi  të gjithëve!

Familja.

18.08.2022

CATEGORIES
Share This