Aksident masiv në autostradën Tiranë-Durrës, 8 vetura përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pak më parë në autostradën Durrës-Tiranë, me drejtim kryeqytetin.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga A2, qarkullimi është bllokuar totalisht dhe radha e mjeteve ka arritur më shumë se 5 kilometra.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Sukthit, rreth orës 13:00 të kësaj të shtune dhe janë përfshirë të paktën 6 mjete.

Policia konfirmon se ka vetëm dëme materiale.

CATEGORIES
Share This