Tanket e shkatërruara të Putinit mbushin rrugët e kryeqytetit ukrainas, Kievi kthehet në muze lufte
Qendra e Kyivit është shndërruar në një muze në ajër të hapur ku u shfaqën me dhjetëra tanke ruse të djegura dhe mjete të tjera, në një kohë kur sulmet e Putin në Ukrainë ende nuk kanë ndalur.
Qindra banorë shkuan të shtunën në rrugën Khreshchatyk në qendër të qytetit, duke u ndalur për të parë dhjetëra automjete ushtarake si dhe armatime të tjera të sekuestruar apo të braktisura nga rusët.
Imazhi i fuqishëm i armëve të ndryshkura është një nga treguesit e dështimit të Rusisë për të marrë kontrollin e Kyivit . /A2CNN
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/08/Screenshot_17-1-1176x720-1-980x600.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/08/Screenshot_23-1-1242x720-1-1000x580.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/08/Screenshot_22-1-1143x720-1-953x600.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/08/Screenshot_21-1-1140x720-1-950x600.jpg)
![](https://ballkani.info/wp-content/uploads/2022/08/Screenshot_24-1231x720-1-600x360-2.jpg)