Tronditet Danimarka: Sulm me armë brenda një qendre tregtare, dyshohet për të plagosur (VIDEO)

Policia në Danimarkë thotë se disa persona janë qëlluar nga të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare në Kopenhagë.

Sipas mediave të huaja, ata po këshillojnë këdo brenda qendrës tregtare që të qëndrojë brenda dhe të presë ndihmë, dhe kanë paralajmëruar të tjerët të qëndrojnë larg.

Mësohet se të shtënat kanë ndodhur në një qendër tregtare.

Policia e Kopenhagës thotë se oficerët e tyre tani janë të pranishëm “në një numër të madh” në qendër.

Nuk dihet ende saktë se sa persona mund të jenë vrarë apo plagosur, por që mediat raportojnë për disa viktima.

Të gjitha rrugët atje dhe linja e metrosë që e lidh atë me qendrën e qytetit janë mbyllur dhe aty kanë mbërritur ekipet e ambulancës dhe zjarrfikësve, përcjell Telegrafi.

Pak minuta më vonë, policia ka thënë se një person ishte arrestuar në lidhje me të shtënat.

CATEGORIES
Share This

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus ( )