Vuçiq e shkruan me dorën e vet: “Hill kërkoi që Serbia të jetë e përgjegjshme e serioze, të mos e cenojë stabilitetin”

Vuçiq e shkruan me dorën e vet: “Hill kërkoi që Serbia të jetë e përgjegjshme e serioze, të mos e cenojë stabilitetin”

Pas daljes së Listës Serbe nga institucionet e Kosovës, ambasadori amerikan, Christopher R. Hill, e ka telefonuar presidentin, Aleksandar Vuçiq, për t’i thënë që të mos marrë pjesë në rrezikimin e paqes në rajon.

Mesazhin e qartë që mori nga Hill, Vuçiq e ka publikuar vetë në faqen zyrtare të Presidencës serbe.

“Ambasadori Hill kërkoi nga presidenti Vuçiq që Serbia të sillet me përgjegjësi dhe seriozitet dhe të mos marrë pjesë në asnjë mënyrë në rrezikimin e paqes dhe stabilitetit rajonal”, thuhet në komunikatë.

Në njoftim thuhet se Vuçiq i ka shpjeguar sot qëndrimin e Serbisë ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një bisedë “të gjatë dhe kuptimplote telefonike”.

“Presidenti Vuçiq tha se Serbia është e përkushtuar që të respektojë të drejtën ndërkombëtare publike dhe të gjitha marrëveshjet e nënshkruara, por se serbët nga veriu i Kosovës janë të tmerruar nga shkarkimi i drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë për Rajonin e Veriut, Nenad Gjuriq dhe të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me targat dhe janë tronditur që për të qindtën herë deklaratat e përsëritura se e drejta ndërkombëtare, Marrëveshja e Brukselit dhe Asociacioni i i Komunave Serbe nuk ekziston për ta”.

CATEGORIES
Share This