Vuçiq ‘i vetmuar’ në Samitin në Pragë, askush nuk i afrohet

Liderët evropianë kanë nisur të mblidhen në Pragë, para nisjes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Në një video të publikuar në mediat sociale, fokusi është vënë tek presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i cili shihet “i vetmuar” teksa udhëheqësit tjerët të vendeve prezente shihen duke diskutuar me njëri tjetrin, shkrian Reporteri.net.

Pak më tutje Vuçiqit shihet edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe në një kënd tjetër presidenti turk Erdogan duke bashkëbiseduar me pjesëmarrësit.

Mediat në Serbi kanë raportuar se në takimin e sotëm të parë të Komunitetit Politik Evropian në Pragë, Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do t’i kërkohet llogari pse nuk është bashkërenduar në sanksionet ndaj Federatës Ruse.

Ai është paralajmëruar se do të ketë një takim edhe me kancelarin gjerman Scholz dhe presidentin francez Macron.

VIDEO

CATEGORIES
Share This