Vuçiq thotë se më parë ishte për demarkacionin me Kosovën, por tani nuk është ngase kanë ndryshuar rrethanat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se dikur e ka parë demarkimin kufijtar me Kosovën si zgjidhje, mirëpo që sipas tij, kanë ndryshuar rrethanat.
Ai është deklaruar kështu në parlamentin serb, ku po diskutohet për të dytën ditë raporti për Kosovën, raportojnë mediet serbe, përcjell lajmi.net.

“Situata politike ka ndryshuar në 28 vitet e fundit, jo vetëm me vullnetin tonë, por edhe me vullnetin e fuqive të mëdha”, ka deklaruar Vuçiq.

“Nuk po fsheh asgjë, mendova se demarkacioni ishte zgjidhja, e kuptova që ishte e pamundur, sepse të gjithë mu hodhët mbi kokë”, deklaroi më tej udhëheqësi serb.

CATEGORIES
Share This