Armë dhe propagandë, çfarë kanë ndërmend të bëjnë serbët? Bëma e fundit e “kuzhinës së dezinformimit” në Beograd

Ndërkohë që Rusia ka pushtuar Ukrainën, ndërsa kërcënon Europën përmes sulmeve direkte apo destabilizimit të Ballkanit, duket se janë qarqe të caktuara serbe ato që po i shërbejnë interesave të Putinit për këtë qëllim.

Prej muajsh tashmë Serbia vijon të armatoset rëndë me armë ruse dhe sëfundmi kineze. Gjatë ditëve të fundit në Beograd kanë zbritur një numër i madh avionësh kinezë me raketa të avancuara kundër ajrore.

Nga ana tjetër, policia e Kosovës është sulmuar me armë dhe sende të forta në veri. Në lidhje me këto sulme të befta, ekspertë të sigurisë kanë hedhur dyshime të forta se pas tyre fshihen agjenturat ruse që përmes Dodikut në Bosnje dhe ngjarjeve të tilla në Kosovën kërkojnë të rrisin tensionin në rajon.

Duke mos u mjaftuar me kaq, mediat serbe kanë publikuar një gjoja dëshmi të një ish-ushtari të UÇK-së sipas të cilës konfirmojnë trafiku i organeve të të burgosurve serb nga kjo ushtri. Sipas dëshmisë së tij, pa emër apo ndonjë detaj tjetër, këto veprime bëheshin në të ashtuquajturën “shtëpi te verdhë” në Burrel. Deri më tani, edhe pse është hetuar vazhdimisht nga prokurorët ndërkombëtare nuk është gjetur asnjë provë që konfirmon pretendimet e serbëve.

Duket qartë se e gjitha është një fushatë për të rritur tensionet në Ballkan duke i shërbyer interesave të Putinit, i cili po kërcënon botën e lirë me ushtri, por edhe me “koka të nxehta” në Beograd, me të cilat Shqipëria “po hapet”. /abcnews.al

CATEGORIES
Share This

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus ( )