Dalin foto kompromentuese. Pique dhe Shakira gati të kacafyten në jaht, në sytë e dy djemve
Disa foto që po shpërndahen në rrjetet sociale janë bërë tejet “virale”. Dhe nuk kishte si ndodhte ndryshe, sepse tregojnë tensionin dhe debatin e ashpër që ekzistonte mes Gerard Pique e Shakirës në fundin e lidhjes së tyre, kur ende nuk e kishin zyrtarizuar ndarjen.
Në fakt, këto foto dëshmojnë se antagonizmi në ish-çiftin VIP ishte aq i thellë, sa sherret i bënin edhe në sytë e dy djemve të vegjël. Fotot i tregojnë ata, në atë që mund të jenë pushimet e fundit së bashku, duke debatuar ashpër para fëmijëve të tyre, Milan dhe Sasha, teksa po shijonin një nga ditët e pushimit në një jaht.
Shakira dhe Gerard Pique e njoftuan zyrtarisht ndarjen e tyre këtë verë, pas më shumë se 12 vitesh së bashku. Shkaku I ndarjes deri më tani është lidhja e re e dashurisë së mbriojtësit të Barcelonës me një studente 23-vjeçare, Clara Chía Marti.
Pra, futbollisti e ka tradhtuar këngëtaren kolumbiane, e cila tani do të luftojë ligjërisht që të ketë të drejtat e mbajtjes së dy djemve, me të cilët synon të shkopjë e të jetojë në Miami të SHBA.
Capturaron a Shakira y pique en plena discusión (aparantemente) se vienen letras más intensas? …. 😱 pic.twitter.com/vEghX0SyOe
— Shakira Rock 🤟 💎🔴🟢 (@ShakiraRock3) September 1, 2021