Deri tash konfirmohen tetë të vrarë nga sulmet ruse në Kiev

Tetë civilë janë vrarë dhe 24 janë plagosur pas sulmeve me raketa në Kiev mëngjesin e së hënës.

Kështu ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ndihmës i ministrit të brendshëm ukrainas, Rostyslav Smyrnov, shkruan BBC, transmeton Ballkani.info.

Smyrnov ka njoftuar se gjashtë makina u dogjën pas sulmit dhe mbi 15 automjete u dëmtuan.

Ai shtoi më tej se 30 punonjës të shërbimit të urgjencës dhe gjashtë njësi reagimi dolën në vendin e ngjarjes në lagjen Shevchenkivsky të Kievit.

CATEGORIES
Share This