Dora e Erdoganit në supin e Macronit: ç’mesazh?

Pavarësisht tensioneve mes bashkëshortëve, Emine Erdogan dhe Brigitte Macron mbajnë një marrëdhënie më shumë se të përzemërt.

Kështu pranoi Rexhep Tajip Erdogan para gazetarëve të enjten në Pragë, sipas rrjetit francez BFM, duke përshkruar marrëdhënien e tij të vështirë me kreun e shtetit francez Emmanuel Macron, duke thënë konkretisht: “Gratë tona po shkojnë mirë, ne jo”.

Emine Erdogan, gruaja e presidentit turk dhe zonja e parë e Francës, Brigitte Macron, mbeten në marrëdhënie shumë miqësore, pavarësisht tensioneve të rregullta mes bashkëshortëve, të cilët folën të enjten në kryeqytetin çek.

Nëntorin e kaluar, shoqëruesi i Emine Erdogan i tha AFP se marrëdhëniet midis dy grave – të cilat fotografohen rregullisht së bashku në samitet ndërkombëtare – ishin shumë të mira.

Nga ana tjetër, në Pragë, Erdogan u fiksua nga kamerat duke i hedhur dorën në sup presidentit francez e bërë një ftesë atij që Franca të përfshihet në Organizatën e Shteteve Turke (OEC), e cila përfshin, përveç Turqisë, vendet turqishtfolëse të Azisë Qendrore dhe Azerbajxhanit.

“Ne do t’ju presim nëse dëshironi,” i tha Erdogan Macronit në prani të presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev.

Siç ka theksuar në këtë moment presidentit turk, kjo organizatë është më e madhe se BE, një formë diplomatike kjo e të thënit se bota në ndryshim po ka në horizont dhe fuqi turqishtfolëse si sfidë, e cila duhet marrë në konsidseratë nga Perëndimi e fuqitë e tjera.

CATEGORIES
Share This