Ushtria ruse dita ditës po ia dëshmon botës, se nuk është edhe aq e përgatitur siç ka pretenduar gjithmonë Kremlini.
Këtë gjë e tregojnë pamjet e aksioneve të ushtrisë ukrainase, ku nga gabimet amatoreske të ushtrisë ruse, e kanë pësuar shumë prej tyre, transmeton Telegrafi.
Një shembull i tillë është regjistruar së fundmi me dron nga ajri, ku ushtarët rusë ishin futur nën disa pemë duke menduar se nuk po i sheh askush, por në momentin që tubohen pranë armëve të tyre goditen rëndë nga artileria ukrainase.
Madje u nevojit vetëm një predhë që t’i neutralizojë të tërë, që ishin grumbulluar nën pemë në një fushë të gjelbëruar.
E mjaftoi kjo lëvizje e gabuar e rusëve, që ukrainasit të fillojnë të tallen me kamuflimin e dobët të tyre./Telegrafi