Musk propozon “planin e tij të paqes” për luftën Ukrainë – Rusi, merr shembull edhe Kosovën!

Elon Musk dha një propozim në Twitter për të ndaluar luftën në Ukrainë. Ai ka publikuar edhe një sondazh në të cilin pyet ndjekësit nëse janë dakord me të.

“Paqja ukrainas-ruse:

– Përsëritja e zgjedhjeve të rajoneve të aneksuara nën mbikëqyrjen e OKB-së. Rusia do të largohet nëse ky është vullneti i popullit.

– Krimea është formalisht pjesë e Rusisë, siç ishte nga viti 1783 (deri në gabimin e Hrushovit).

– Furnizimi me ujë i Krimesë është i siguruar.

“Ukraina mbetet neutrale”, shkroi Musk.

“Ky është rezultati i mundshëm në fund. Është vetëm një çështje se sa njerëz duhet të vdesin para kësaj”, shkroi Musk, duke shtuar se një nga rezultatet e mundshme është lufta bërthamore. Pothuajse 760,000 njerëz kanë votuar për propozimin e Musk deri më tani. 60 për qind e tyre nuk pajtohen me idenë e tij, sipas së cilës Ukraina është e detyruar të jetë neutrale, dhe Krimea është ruse.

Pas këtij shkrimi kishte edhe reagime të shumta në drejtim të miliarderit amerikan, dhe në mesin e tyre ishte edhe këshilltari i presidentit ukrainas Zelensky, Mihajlo Podoljak, i cili i kishte thënë Elon Musku-ut siç shihet më poshtë.

“Elon Musk, këtu është një plan më i mirë paqeje.

1. Ukraina çliron territoret e saj, duke përfshirë Krimenë e aneksuar.

2. Rusia bën çmetalizimin dhe denuklearizimin e detyrueshëm në mënyrë që të mos jetë më një kërcënim për të tjerët.

3. Kriminelët e luftës shkojnë në gjykatën ndërkombëtare.

Le të votojmë?”, ka shkruar Podoljak.

Po ashtu ai ka thënë se: A po përpiqeni të legjitimoni pseudoreferendumet që u zhvilluan nën kërcënimin e armëve në kushtet e persekutimit, ekzekutimeve masive dhe torturave? Rrugë e keqe.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Elon Musk i cili ka thënë se është rast i ngjashëm me Kosovën.

CATEGORIES
Share This