Raketat prodhim britanik me të cilat Ukrainasit po e godasin fortë ushtrinë Ruse

Ukraina ka shfaqur raketat britanike Brimstone që përdoren në mbrojtjen e vendit kundër forcave pushtuese ruse të Vladimir Putin.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, arma është përshtatur për t’u qëlluar nga automjete të vogla në fushën e betejës ukrainase në vend që të përdoret nga aeroplanët luftarakë, dronët e anijeve detare – siç është projektuar.

Dhe pamjet e publikuara nga ministria e mbrojtjes e Ukrainës tregojnë Brimstone të fuqishme – dhe gjithashtu arma portative antitank e gjeneratës së re NLAW.

Pamjet e shpërndara nga ushtria e Ukrainës treguan raketat duke u gjuajtur në objektiva. Pamjet dukej se ishin një përmbledhje e pamjeve testuese dhe pamjeve të fushëbetejës.

Ato thuhet se shfaqën momentet kur raketat fluturonin nëpër ajër me shpejtësi të madhe përpara se të përplaseshin në objektivat e tyre, duke shkaktuar shpërthimin.

Një deklaratë të dielën nga ukrainasit është vlerësuar mbështetja nga aleatët e huaj të vendit, veçanërisht dërgimin e armëve dhe trajnimin pasues për përdorimin e pajisjeve të tilla.

Kjo, tha Ukraina, i vendos ata në rrugën e fitores kundër Rusisë./Telegrafi

CATEGORIES
Share This

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus ( )