Sulmuesi i lindur në Turqi s’i harron rrënjët shqiptare, e braktis Turqinë për Kombëtaren kuqezi!

Sulmuesi i lindur në Turqi s’i harron rrënjët shqiptare, e braktis Turqinë për Kombëtaren kuqezi!

Arda Okan Kurtulan, i rritur në infrastrukturën e Fenerbahçes dhe nënshkroi me Adana Demirspor gjatë transferimit të verës, bëri zgjedhjen e tij për kombëtaren. Lojtari 19-vjeçar, i cili luan për Maqedoninë në ekipet e të rinjve, refuzoi MV dhe Turqinë zgjodhi Kombëtaren e Shqipërisë.

Kurtulan është i lindur në Stamboll, teksa origjina e tij e largët shqiptare nuk është harruar. Pjesë e mosahve të Maqedonisë së Veriut, sulmuesi u pikas në miqësoren që Shpresat tona humbën 3-1 kundër fqinjve një muaj më parë. Trajneri Alban Bushi ka kërkuar që lojtari të kontaktohet, me këtë të fundit që s’i ka harruar rrënjët shqiptare.

” alt=”” aria-hidden=”true” />
Arda Okan Kurtulan

Lidhja me vendin tonë daton vite më parë, me familjen e tij që emigroi drejt Turqisë nga Gostivari. “Panorama Sport” njofton se sulmuesi ka pranuar ofertën e Shqipërisë, me FSHF që ka shpejtuar për ta pajisur me pasaportë shqiptare. Duket se në grumbullimet e ardhshme për ekipet kombëtare do jetë pjesë edhe Arda Kurtulan.

CATEGORIES
Share This